Konfirmuan se janë ndarë, Ronela “nxit” Zerkën me këtë veprim - Bota Sot
Konfirmuan se janë ndarë, Ronela “nxit” Zerkën me këtë veprim

Mediale Vip

Konfirmuan se janë ndarë, Ronela “nxit” Zerkën me këtë veprim

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 11:40
Ronela, Zerka

Këngëtarja Ronela Hajati konfirmoi së fundmi ndarjen e saj nga lidhja disa vjeçare me këngëtarin Young Zerka.

“Beqare jam dhe shumë mirë madje. Punë vetëm punë për momentin. Është e vetmja gjë ku jam shumë e fokusuar dhe kur fle mendoj për punë. Jam e izoluar dhe e fokusuar vetëm në punë. Po ndihem shumë mirë. Njeriu nuk mjaftohet kurrë edhe kur je shumë shumë mirë, prapë do të kesh diçka që nuk e ke. Unë shoh shoqet e mia. Kur janë në një lidhje duan të kalojnë kohë vetëm me shoqet, kur janë vetëm duan lidhje. Kur kanë diçka, duan diçka tjetër. Njeriu nuk ngopet”- tha Ronela gjatë në interviste.

Mirëpo pavarësisht ndarjes, këngëtarja e mbështet ish-partnerin e saj duke publikuar në Instagram këngën e tij të re.

Vetëm pak orë më parë, Zerka lançoi bashkëpunimin me Fifin të titulluar “Pa gajle” dhe ndër të parat për ta mbështetur ishte Ronela.

“Pa gajle” doli tani- janë fjalët e këngëtares në postim, shoqëruar me disa emoji flake.

Pikërisht ky postim i futi ndjekësit në dyshime. Të mos jetë ky vërtetë fundi për çiftin e njohur?

Mos vallë Ronela po i jep disa sinjale Zerkës dhe me shumë mundësi do t”i shohim sërish bashkë?

Megjithëse këngëtarja konfirmoi ndarjen, Young Zerka nuk ka reaguar fare për këtë situatë.

Nuk e dimë ç’po ndodh vërtetë me dyshen dhe jemi kuriozë ta mësojmë sa më shpejt.

Ndërkohë, Ronela po punon për projekte të reja që kësaj here do të jenë solo.

“Kam 2 projekte mund të bëhen 3 dhe 4, por tani në mes të korrikut xhiroj klipin. Kam pëlqyer të jem vetë këtë vit. Nëse ia dal vetë këtë verë, domethënë se kam shumë potencial si artiste.”- tha ajo më herët.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

“PA GAJLE” out now! 💥💥💥

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat