Koronavirusi dhe gruaja mund ta çojnë Robert de Niron drejt falimentimit - Bota Sot
Koronavirusi dhe gruaja mund ta çojnë Robert de Niron drejt falimentimit

Mediale Vip

Koronavirusi dhe gruaja mund ta çojnë Robert de Niron drejt falimentimit

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 12:49
Robert De Niro, Grace Hightower

Pavarësisht se është aktori më i paguar në botë, me një fitim prej 96 milion dollarësh vetëm midis qershorit 2019 dhe qershorit 2020 , sipas listës People With Money, Robert De Niro thotë se është në prag të falimentimit.

Shkaku? Kriza globale e lidhur me pandeminë, e cila do të ndikonte dukshëm në financat e tij, dhe një rast divorci nga gruaja e tij, Grace Hightower, e cila ankohet për kufizimin e limitit për të tërhequr nga karta e saj e kreditit nga 100 mijë në 50 mijë dollarë në muaj.

Gruaja, me të cilën De Niro ka pasur një marrëdhënie të trazuar që nga viti 1997, duke bërë kërkesë për divorc në vitin 2018, gjithashtu ka bërë të ditur që fëmijët e tyre janë dëbuar nga pasuritë e patundshme ku superylli i Hollivudit po kalon izolimin.

Juristët që merren me çështjen, megjithatë, kanë nënvizuar se si shkurtimi i disponueshmërisë financiare mujore të gruas është për shkak të vështirësive reale financiare të De Diro, e cili për shkak të pandemisë pësoi një humbje të rëndë të lidhur me mbylljen e aktiviteteve të tij, zinxhiri i restoranteve Nobu dhe Hotel Greenwich.

Caroline Krauss, avokati i De Niro, i shpjegoi gjykatës sesi aktori humbi 3 milion dollarë vetëm në muajin prill dhe 1.87 milion në muajin maj. Avokati i gruas së tij, Kevin McDonough, megjithatë, u përgjigj në një mënyrë po aq paramenduese: “De Niro po përdor pandeminë për të ulur paratë që i detyroheshin zonjës Hightower.” Gjyqi aktualisht është duke u zhvilluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat