Ylli i “Bollywood-it” rezulton pozitiv në testin për COVID-19

Mediale Vip

Ylli i “Bollywood-it” rezulton pozitiv në testin për COVID-19

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 20:47
Amitabh Bachchan

Aktori i mirënjohur indian ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.

Amitabh Bachchan ka njoftuar fansat se këtë mbrëmje ka marrë rezultatet e testit për koronavirus, që doli të jetë pozitiv.

Ai bëri të ditur se është shtrirë në spital, ndërsa familja dhe stafi i tij po i presin rezultatet e testit.

Bachchan u bën thirrje të gjithë atyre me të cilët ka pasur kontakt 10 ditët e fundit, t’i nënshtrohen testit për COVID-19.

“Këtë mbrëmje jam testuar pozitiv me CoviD… jam transferuar në spital .. spitali informon autoritetet.. familja dhe stafi i janë nënshtruar testeve, presin rezultatet.
Të gjithë ata që kanë qenë afër meje në 10 ditët e fundit i lus të testohen”, ka shkruar aktori në njoftimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat