E mbajti të fshehtë prej 1 viti, Dren Abazi flet për të dashurën - Bota Sot
E mbajti të fshehtë prej 1 viti, Dren Abazi flet për të dashurën

Mediale Vip

E mbajti të fshehtë prej 1 viti, Dren Abazi flet për të dashurën

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 18:00
Dren Abazi

I ftuar në studion e emisionit “E Diell”, ishte këngëtari Dren Abazi.

Me një kitarë në dorë dhe me zërin e ëmbël, Dreni lumturoi për disa çaste publikun e Top Channel. Mirëpo, ai nuk arriti t’i shpëtonte pyetjeve thumbuese të dy gazetarëve, Ervin Kurtit dhe Fjoralba Ponarit. I pyetur nga Evini për jetën private, këngëtari u shpreh se preferon që të mbetet e tillë, pasi nuk ka dëshirë të madhe për të mbushur titujt e gazetave. Ndërsa pyetjes së Fjoralbës nëse ka ndonjë vajzë në zemrën e Drenit, këngëtari iu pozitivisht.

“Unë di ta ruaj mirë jetën private, mendoj që jeta private është private sepse në të kundërt do të quhet publike. Unë jam shumë fanatik i jetës private, nuk kam qejf të dal në gazeta. Nuk vrapoj pas titujve bombastik. I kam përjetuar një herë e një kohë dhe nuk më bëjnë përshtypje. (Fjoralba Ponari: A ka ndonjë vajzë në jetën e Drenit) Besoj që ka”, u shpreh Dren Abazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat