Pasi humbi pasurinë, Johnny Depp zbulon se ka edhe një borxh prej 100 milion dollarësh - Bota Sot
Pasi humbi pasurinë, Johnny Depp zbulon se ka edhe një borxh prej 100 milion dollarësh

Mediale Vip

Pasi humbi pasurinë, Johnny Depp zbulon se ka edhe një borxh prej 100 milion dollarësh

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 06:36
Johnny Depp

Johnny Depp ka pohuar se ka ngelur trokë pasi humbi të gjithë pasurinë e fituar nga filmat. Bëhet fjalë për një shumë prej 650 milion dollarësh dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ai ka edhe një borxh prej 100 milion dollarësh.

Aktori, 57 vjeç, u kthye sot në Gjykatën e Lartë të Londrës për të dëshmuar kundër gazetave që supozohet se kanë shpifur për të.

Gjatë dëshmisë së sotme, Depp foli edhe për financat e tij, ku zbuloi se ka humbur të gjitha fitimet nga filmi “Pirates of the Caribbean”.

Ai i tha gjykatës se pasi pasuria e tij u asgjesua, i lanë edhe 100 milion dollarë borxhe, për shkak të faturave nga taksat.

Depp e kishte zbuluar lajmin e keq pak para ditëlindjes së 30-të të ish-gruas së tij Amber Heard, më 21 prill 2016.

Menaxherët e mëparshëm të biznesit i kishin kushtuar një shumë të madhe parash gjithashtu.

Avokati i aktorit, David Sherborne pyeti: "A mund të pyes sa shumë?"

Depp u përgjigj: " 650 milion dollarë”.

"Kur i llogarita mirë, vura re se nuk kisha humbur vetëm 650 milion dollarë, por isha edhe 100 milion dollarë në borxh, sepse ata nuk i kishin paguar qeverisë taksat e mia për 17 vjet. Ishte një takim i keq.''- përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat