Gjendet trupi i pajetë i aktores Naya Rivera në liqenin Piru

Mediale Vip

Gjendet trupi i pajetë i aktores Naya Rivera në liqenin Piru

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 08:05
Naya Rivera

Autoritetet thonë se aktporja e “Glee”, Naya Rivera kishte energji të mjaftueshme për të shpëtuar djalin e saj, por jo edhe veten.

Naya Rivera përdori forcën e fundit për të shpëtuar djalin e saj 4-vjeçar para se të vdiste, tha të hënën Sherifi i Qarkut Ventura Bill Ayub, shkruan CNN.

“Ajo kërkoi energji të mjaftueshme për ta rikthyer djalin e saj në barkë, por jo aq sa të shpëtonte veten,” tha Ayub.

Një trup i zbuluar të hënën në mëngjes në Liqenin Piru është identifikuar si trupi i ish-aktors së “Glee”, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Ventura gjatë një konference për shtyp.

Rivera dhe djali i saj morën me qira një varkë në Liqenin Piru të mërkurën. Fëmija u tha shpëtimtarëve se ai dhe nëna e tij kishin shkuar në ujë për të notuar, por ajo nuk u kthye në barkë. Vogëlushi u tha hetuesve se ai pastaj shikoi prapa dhe pa që ajo zhdukej nën sipërfaqen e ujit, deklaroi Ayub.

Djali i saj u gjet në gjumë në varkën me qira. Një xhaketë jete u gjet në varkë dhe djali kishte veshur një tjetër.

Rivera, 33 vjeçe, ishte prezumuar e vdekur pasi ajo humbi të mërkurën. Trupi i saj u gjet të hënën duke lundruar në zonën verilindore të liqenit, ku uji është midis 35 dhe 60 metra, pas një kërkimi gjashtë-ditor.

Ayub tha se hetuesit janë “të sigurt” se trupi i gjetur ishte i Riveras, por trupi është ende duke u dërguar në Zyrën e Koronerit të Ventura, ku do të identifikohet përmes regjistrave dentar.

Një varkë e Zyrës së Policisë së Qarkut Ventura u pa, e hënë, 13 korrik 2020 në Liqenin Piru, Californi. Trupi i Naya Rivera u gjet në liqen gjashtë ditë pasi ajo humbi.

Ayub tha se departamenti i policisë ka qenë “në kontakt të drejtpërdrejtë” me familjen e Rivera.
“Familja e saj ka qenë çdo ditë në liqen duke mbajtur shpresë dhe duke komunikuar me hetuesit tanë,” tha Ayub.

Aktorja njihet më shumë për rolin e saj si Santana Lopez në shfaqjen e Fox, “Glee”. Ajo u shfaq në pothuajse çdo episod të dramës, e cila përfundoi në 2015.

Anëtarët e kastit të “Glee”, kanë shkruar telegrame ngushëllimi përmes rrjeteve sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat