Aktorja shqiptare tregon benifitet e maskës: Të gjithë jemi të barabartë, jemi njerëz me maska - Bota Sot
Aktorja shqiptare tregon benifitet e maskës: Të gjithë jemi të barabartë, jemi njerëz me maska

Mediale Vip

Aktorja shqiptare tregon benifitet e maskës: Të gjithë jemi të barabartë, jemi njerëz me maska

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 09:57
Shengyl Ismaili

Me rritjen e numrit të infektuarve në vend, janë vendosur edhe masa më rrepta për parandalimin e pandemisë Covid-19.

Edhe në rrjetet sociale emra të njohur kanë bërë thirrje që qytetarët të iu përmbahen sa më shumë këtyre masave.

Një nga to është edhe aktorja e njohur shqiptare, Shengyl Ismaili e cila në një status në Facbook ka treguar benifitet e mbajtjes së maskës në një mënyrë më të veçantë se të tjerët.

Ndër tjera ajo ka shkruar se në fund të ditës krejt jemi të barabartë i/e varfur apo pasur.

Postimi i plotë:

BENEFITET E MASKES:

1. Kujdesemi per vehten dhe te tjeret.
2.Femrat…kursejne buze-kuqin
Meshkujt… kursejne zhiletin
3.Je nervoz kerkush nuk ta tesh….cka ki ?cka ki?
4. Je i/e lumtur,mos ta nin syte te tregojne.
5.Fol ma pak… beso ma mire,se kemi nevoje ma shume me u marr me vehten.
6. Ashtu keshtu berrylat si perdorim kurr, qe mundsia…pershendetuni me berryla(nese bash duheni me u preke).
7.Nuk ja ngulim syte njeri tjetrit… se ne fund te dites krejt jemi te barabart (i/e varfur apo pasur) jemi NJEREZ ME MASKA.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat