Bebe Rexha e shokuar pas lajmit për gjetjen e trupit të pajetë të Naya Riveras

Mediale Vip

Bebe Rexha e shokuar pas lajmit për gjetjen e trupit të pajetë të Naya Riveras

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 12:46
Naya Riveran

Bebe Rexha e kishte njohur nga afër Naya Riveran.

Autoritetet kanë gjetur trupin e pajetë të aktores Naya Rivera në liqenin Piru, në Kaliforni.

Trupi i saj u gjet pas disa ditësh kërkimi, pasi ishte zhdukur të mërkurën kur doli për një shëtitje me barkë bashkë me djalin e saj.

Vdekja e aktores së “Glee” ka trishtuar të gjithë, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha u shpreh e pikëlluar pasi mori lajmin

Bebe tha se ishte e lumtur që e njohu nga afër Nayan.

“Ky është një makth absolut. Kisha kënaqësinë të haja darkë me të një herë pas një seance regjistrimi që ne bëmë së bashku dhe ajo ishte një dashamirëse absolute. Zemra ime shkon pranë familjes dhe miqve të saj. Shpresoj të jem mjaftueshëm me fat që të takoj në parajsë. Pusho në paqe Naya Rivera”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ndërsa, në Instagram, Bebe postoi një foto të aktores së ndjerë me djalin e saj dhe shkruan “Zemërthyer, pusho në paqe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat