Imituesja e Adele do të shpenzoj rreth 12 mijë euro në operacion stomaku, për të kopjuar pamjen e re të këngëtares - Bota Sot
Imituesja e Adele do të shpenzoj rreth 12 mijë euro në operacion stomaku, për të kopjuar pamjen e re të këngëtares

Mediale Vip

Imituesja e Adele do të shpenzoj rreth 12 mijë euro në operacion stomaku, për të kopjuar pamjen e re të këngëtares

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 15:41
Maria Herriott, 43 vjeçare

Imituesja e Adele po shpenzon rreth 12.000 euro në operacionin në stomak për të humbur peshë, kështu që ajo mund të kopjojë pamjen e re të këngëtares.

Maria Herriott, 43 vjeçare, vendosi të kishte një ‘bajpas’ të lukthit për të marrë më shumë koncerte, pasi u tha se ajo dukej më shumë si figura e vjetër e plotë e Adele.

Ajo tha: “Kirurgjia nuk është një mundësi e thjeshtë, por shpresoj se do të jetë zgjidhja”.

“Unë kam marrë një kredi të madhe për të mbuluar koston, por shpresoj që koncertet që do të marr nga kjo ndërhyrje, do të më ndihmojnë të fitoj dyfishin”.

Maria, nga Walthamstow e Londrës, do të bëjë operacionin muajin tjetër duke shpresuar për rezultate të ngjashme nga operacioni që e bën stomakun më të vogël.

Maria u paraqit në emisionin This Morning të ITV dy muaj më parë, ku më pas u kritikua nga shikuesit se nuk dukej si Adele.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat