Blero feston ditëlindjen e 42-të, Afrona surprizon këngëtarin me darkë luksoze

Mediale Vip

Blero feston ditëlindjen e 42-të, Afrona surprizon këngëtarin me darkë luksoze

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 12:37
Blero dhe Afrona Dika

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, gjatë ditës së sotme (e diel) feston ditëlindjen e 42-të.

Për një ditë të veçantë, ai dhe bashkëshortja e tij, Afrona Dika kanë qëlluar në pushimet e tyre, që po i kalojnë në Dhërmi.

Por, përpos urimeve të shumta që ai mori nga figura publike, kolegë dhe fansa, Bleros iu bë edhe një surprizë mjaft e këndshme.

Me pamje buzë detit, Afrona kishte vendosur që të përgatis një darkë luksoze, ndërsa kishte dekoruar vendin.

“Dashuria ima, faleminderit shumë. Surpriza më e mirë e ditëlindjes sime”, kishte shkruar këngëtari në mbishkrimin e imazheve.

Sidoqoftë, dyshja tashmë janë duke shijuar pushimet në bregdetin e Shqipërisë jugore, ndërsa vazhdimisht po mbajnë të azhurnuar fansat e tyre. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat