Fero duket se është duke përgatitur një surprizë të këndshme për fansat e tij.
Fero lirisht mund të themi se ka qenë një nga artistët më aktiv në skenë që nga fund viti i kaluar, duke lëshuar disa projekte për një afat gjashtë mujor, si dhe albumin ‘Self loyalty’.
Së fundmi me disa postime që po qarkullojnë në rrjete sociale, kanë lindur mendime se projekti i tij i radhës do të jetë një bashkëpunim me reperin gjerman Capital Bra.
Reperi nga Kosova dhe ai gjerman janë parë së bashku në një studio muzikore, dhe videot e publikuar kanë shtyrë publikun të mendojnë për një bashkëpunim mes tyre.