Inate të vjetra! Rita Ora thyen akullin, Dua Lipa e injoron

Mediale Vip

Inate të vjetra! Rita Ora thyen akullin, Dua Lipa e injoron

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 06:15
Rita Ora dhe Dua Lipa

Të gjithë e dimë që mes Dua Lipës dhe Rita Orës ekziston një rivalitet i heshtur. Vajzat nuk flasin me njëra-tjetrën dhe shkak për këtë janë inatet e së kaluarës.

Mendohet se arsyeja pse dy këngëtaret me origjinë nga Kosova nuk flasin, edhe pse familjet e tyre njihen bashkë, është sepse në fillimet e karrierës si këngëtare, kur Dua ka qenë duke bërë përpjekje për të hyrë në industri, i kërkoi ndihmë motrës së Ritës, Elena Orës, e cila punonte në një kompani të menaxhimit të këngëtarëve. Siç thuhet lart e poshtë, ajo nuk e ndihmoi nga frika se do t’i “vidhte kurorën” Ritës.

Mirëpo, duket se Rita e ka bërë një përpjekje për të thyer akullin mes tyre. Ajo ka postuar një foto të nismës “Put Kosovo on the map” drejtuar Apple, ku ka shkruar:

“Do të dëshiroja shumë ta shihja Apple të shpërndante ndërgjegjësim duke vendosur Kosovën në hartë! Shqipëria dhe Kosova janë të mbushura me talente të mëdha dhe të bukura dhe jam shumë krenare për koleget e mia të mrekulleshme, të forta, të talentuara që përfaqësojnë trashëgiminë tonë. Shpërndajmë dashuri, paqe dhe bashkim sot me Bebe Rexhën, Dua Lipën, Era Istrefin, Dafina Zeqirin, Ava Max dhe shumë të tjera.”

Edhe pse Rita e ka përmendur dhe e ka etiketuar në postim, Dua Lipa nuk ka reaguar as me koment, siç kanë bërë këngëtaret e tjera. Duas nuk i del inati, edhe pse Rita e bëri hapin e parë. Ndërkohë, rikujtojmë që vajzat ende nuk e ndjekin njëra-tjetërn në Instagram.

Ah, dhe e vetmja foto ku mund t'i shihni Ritën dhe Duan bashkë është kjo, që sigurisht është fotoshop.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat