Dafina Zeqiri paralajmëron lasnimin e dy projekteve, “Milliondollar” dhe “Zili Zili”

Mediale Vip

Dafina Zeqiri paralajmëron lasnimin e dy projekteve, “Milliondollar” dhe “Zili Zili”

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 12:54
Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, si duket nuk e ka ndërmend të ndalet në prurjet e reja muzikore.

Qqë nga paraqitja e saj e parë, e deri në ditët e sotme, këngëtarja numëron mijëra fansa të cilët e mbështesin vazhdimisht.

Andaj, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka surprizuar ndjekësit, pasi tregoi se do të lansojë dy projekte të reja.

Bëhet fjalë për këngët “Milliondollar” dhe “Zili Zili”, të cilat janë të shkëputura nga albumi i saj i radhës “Dafinë Moj”.

“Së shpejti edhe dy projekte të tjera, Milliondollar dhe Zili Zili”, ka shkruar ajo në përshkrimin e videos.

Postimi i ndarë shfaqtë këngën e saj më të fundit, ndërsa ftoi adhuruesit e muzikës së saj ta dëgjojnë sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat