Është gati! Enca dhe Don Xhoni kanë vetëm një kusht për të publikuar këngën e re

Mediale Vip

Është gati! Enca dhe Don Xhoni kanë vetëm një kusht për të publikuar këngën e re

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 19:43
Don Xhoni, Enca

Disa ditë më parë, rrjeti u pushtua nga lajmet se pas këngës “Ku mete” me të cilën dogji vendin, Enca kishte bashkuar fuqitë me një reper të ri shqiptar.

Fjala ishte për Don Xhonin, fenomenin e karantinës i cili vodhi zemrat e publikut me freestyle dhe tashmë po sjell projekte të reja njëri pas tjetrit.

Bashkëpunimi i dyshes është gati dhe këtë lajm e ndau vetë Enca në Instagram.

Ajo publikoi një foto me reperin, fytin e të cilit e kishte rrethuar me flokët e saj.

Enca tregoi se kënga e re është gati, mirëpo duhet të plotësohet vetëm një kusht që ajo të publikohet!

Në foton e tyre duhet të arrihen 50.000 komente, në mënyrë që ta dëgjojmë sa më parë këngën e re.

Ndërkohë, ende nuk e dimë si titullohet ky projekt dhe po e presim plot kuriozitet këtë bashkëpunim!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

50.000 comments and ITS OUT ! GO! ?

A post shared by ENCA (@enca) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat