Pasi s’la gjë pa thënë për Kim Kardashian, pendohet Kanye West!

Mediale Vip

Pasi s’la gjë pa thënë për Kim Kardashian, pendohet Kanye West!

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 19:45
Kanye West, Kim Kardashian

Një ditë pas deklaratave për abortin, Kanye West shpërtheu me disa postime në Twitter ku foli për reagimin e Kim Kardashian dhe për vjehrrën e tij Kris Jenner pas fjalëve të tij.

43-vjeçari pretendon se “Kim u përpoq të sillte një mjek për ta mbyllur në spital”.

“Kim u përpoq të fluturonte në Wyoming me një doktor për të më mbyllur si në filmin “Get Out” sepse unë qava pasi shpëtova jetën e vajzës time dje”.

Pastaj, duke iu referuar liderit të ndjerë të Afrikës së Jugut Nelson Mandela, i cili kaloi 27 vjet në burg për tradhti para se të bëhej presidenti i parë me ngjyrë i vendit, ai bëri një tjetër koment: “Nëse unë mbyllem si Mandela ju të gjithë do ta dini pse.”

Më pas ai iu drejtua vjehrrës me një tjetër mesazh që të linte të kuptoje se pas shpërndarjes së videos së seksit të Kim Kardashian, fshihej vetë nëna e saj. Kanye shkruante se ka bërë të pamundurën që “nënës së North-it (Kim Kardashian) të mos i duhet të shesë videon e seksit të së bijës”.

Edhe dalja e Kim Kardashian në revistën PlayBoy, ishte vepër e Kris Jenner sipas Kanye West. Në vitin 2007, Kim u shfaq në kopertinën e dhjetorit të revistës Playboy.

Mes të tjerash, Kanye përmend edhe emrin e aktorit Shia LaBeouf, i cili ishte përzgjedhur të bënte setin e parë fotografik për YZY GAP, por nuk shkoi kurrë.

Ende pa reaguar Kim apo Kris lidhur me këto postime që bënë xhiron e rrjetit, duket se Kanye është penduar.

Ai i ka fshirë të gjitha deklaratat e tij nga Twitter dhe ende s’dimë ç’ka ndodhur në familjen e tyre.

Sjellja e tij ka shqetësuar fansat, të cilët e dinë prej kohësh se ai vuan nga bipolaariteti.

Kuriozë jemi të dimë ç’ka për të thënë Kim lidhur me gjithë këtë situatë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat