Serbët i “vërsulen” Vesa Lumës

Mediale Vip

Serbët i “vërsulen” Vesa Lumës

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 10:45
Vesa Luma

Ditët e fundit kanë qenë të nxehta në rrjete sociale.

Gjithçka nisi nga kërkesa për ta vendosur Kosovën në hartë të Apple dhe vazhdoi me postimet e Dua Lipës, Rita Orës e emrave të tjerë të njohur që shkaktuan zemërim në rrjet në anën e serbëve.

Nacionalistët serbë u shpërfaqën më së miri me racizmin e tyre.

Ata duket të jenë “shfryrë” edhe në profilin e këngëtares Vesa Luma.

Kjo e fundit nga Zelanda e Re ku është zhvendosur për të jetuar ka shfaqur inbox-in e mbushur me komente ofenduese nga serbë.

“Çfarë zgjimi i mëngjesit. Kjo fushata e ktyne. Gjeni një jetë njerëz. Kosova s’ka qenë kurrë e as s’do jetë e juaja” – është shprehur këngëtarja e njohur sipër fotografisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat