Çifti drejt ndarjes/ Kim Kardashian: Jam e pafuqishme, Kanye West është bipolar

Mediale Vip

Çifti drejt ndarjes/ Kim Kardashian: Jam e pafuqishme, Kanye West është bipolar

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 18:46
Kim Kardashian

Kim Kardashian ka thënë dje se ndjehet “e pafuqishme” për të ndihmuar Kanye West në betejën e tij “dhimbshme” me çrregullimin bipolar.

39 vjeçarja yll i rrjeteve sociale dhe më herët e ‘reality show’, e quante bashkëshortin këngëtar Kanye “një person i shkëlqyeshëm por i komplikuar”, teksa kërkoi simpatinë e fansave me anë të një postimi të gjatë në Instagram.

Më herët Kanye kishte bërë disa pretendime të çuditshme në rrjetin Twitter, ku mes të tjerash thoshte se prej vitesh po përpiqet të divorcohet nga Kim, pasi ajo ishte takuar me reperin Meek Mill në një hotel.

West pretendonte gjithashtu se ‘Michael Jackson është vrarë’ dhe se babai transgjinor i Kim, Kris Jenner është një “supremacist i bardhë”.

Disa orë pas ‘katarsis’ së West, bashkëshortja Kim shkruante: “Siç shumë nga ju e dinë Kanye ka çrregullim bipolar. Të gjithë ata që kanë të dashurit e tyre më këtë gjendje e dinë sesa e komplikuar e sa e dhimbshme është. Unë nuk kam folur kurrë publikisht, sepse jam shumë protektive ndaj fëmijëve tanë dhe të drejtës së privatësisë së Kanye.”

Nëna e katër fëmijëve vazhdonte më tej: “Por sot ndjej se duhet të komentoj, prej stigmës dhe paragjykimit ndaj sëmundjeve mendore. Ata që i kuptojnë sëmundjet mendore apo dhe sjelljen kompulsive, e dinë se familja është e pafuqishme, përveç rasteve kur anëtari i saj është minoren. Njerëzit që nuk e kanë këtë eksperiencë mund të jenë paragjykues. E kuptoj që Kanye mund të jetë objekt kritikash sepse është një person publik dhe veprimet e tij nganjëherë shkaktojnë opinione apo emocione të forta”.

Ndërsa Kanye në postimin e tij të zemëruar mes të tjerash pohonte:

• Ka në plan të divorcojë Kim pasi është takuar me reperin Meek Mill në një hotel
• Pretendon se mbreti i pop-it Michael Jackson është vrarë
• E quan veten ‘president i ardhshëm i SHBA’
• Pretendon se ka ‘pesë miliardë dollarë’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat