Adrola Dushi flet hapur rreth lidhjes me djalin e avokatit Tomë Gashi

Mediale Vip

Adrola Dushi flet hapur rreth lidhjes me djalin e avokatit Tomë Gashi

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 12:19
Adrola Dushi

Fotoja që bëri bujë në rrjetet sociale ishte ajo e Capital T me modelen Adrola Dushin, ku të dy dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Shoqëruar me një emoji zemre nga Capital T, ky postim u pëlqye nga mbi 100 mijë vetë për të mos folur për mijëra komentet që kanë shpërthyer në profilin e reperit.

Kjo foto erdhi menjëherë pas fjalëve se modelja po shijon një romancë me kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashi, i cili është djali i avokatit të njohur Tomë Gashi.

E pyetur për këtë, Adrola Dushi tha ekskluzivisht për mediat shqiptare, se nuk është i vërtetë lajmi i romancës me djalin nga Kosova. Modelja bukuroshe mohoi lidhjen me Gashin, për të cilën mediat shkruanin se është konsoliduar dhe se dyshja po shkon drejt martesës.

Dhe tani që u siguruam që Adrola nuk është në një lidhje me Albin Gashin, le të shijojmë foton e ëmbël me Capital T.

Një pjesë e mirë e fansave dëshirojnë t’i shohin bashkë, por ka shumë nga ata që mendojnë se janë thjesht shokë! Nuk e dimë nëse po kurdisin ndonjë projekt ata të dy, por marrëdhënia e tyre shoqërore është parë edhe në ditëlindjen e modeles, ku Capital T ishte i pranishëm!

E pyetur për Capital T, Adrola zgjodhi të mos flasë!

Dyshja ia arriti qëllimit sot që të mbushë kryetitujt e mediave, por për më tepër informacion, me sa duket do t’ia lëmë kohës ta tregojë!

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

?

A post shared by Capital T (@truekapo) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat