Kur i dashuri ngjan me shokun e ngushtë! Rita Ora bën lëmsh mediat! Me kë është lidhur këngëtarja?

Mediale Vip

Kur i dashuri ngjan me shokun e ngushtë! Rita Ora bën lëmsh mediat! Me kë është lidhur këngëtarja?

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 13:00
Rita Ora, Faton Gashi

Rita Ora është fotografuar të shtunën në mbrëmje me një grup miqsh në Londër menjëherë pasi u zbulua identiteti i të dashurit të saj të ri.

Këngëtarja, 29 vjeç, thuhet se po kalon një romancë me një regjisor me origjinë greko-franceze, që quhet Romain Gavras.

Por shoqërimi i Ritës me miqtë e saj, dhe veçanërisht marrëdhënia e saj e afërt me modelin shqiptar Faton Gashi ka bërë lëmsh disa media që mendojnë se këta të fundit janë të lidhur.

Ndoshta look-u i ngjashëm i Gashit me partnerin aktual të këngëtares, ka ngatërruar mediat duke i bërë të mendojnë se janë i njëjti person.

Rita Ora raportohet se është lidhur me Romain Gavras gjatë karantinës dhe sipas miqve, çifti janë “të dashuruar prej muajsh”.

Gavras ka krijuar edhe videot muzikore për M.I.A dhe Kanye West me Jay-Z, “No Church in the Wild” në vitin 2012.

Rita u nda nga i dashuri Andrew Watt vitin e kaluar. Ajo më pas u përfol se po dilte me Joey Essex, pasi dyshja u fotografuan duke dalë së bashku në fillim të vitit.

Image
Romain Gavras

Ajo ka qenë edhe e lidhur me me një sërë emrash të njohur si Travis Barker, James Arthur dhe Calvin Harris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat