Vajzë me fat! Fansat mendojnë se The Weeknd i bëri një dhuratë për ditëlindje ish-it Selena Gomez!

Mediale Vip

Vajzë me fat! Fansat mendojnë se The Weeknd i bëri një dhuratë për ditëlindje ish-it Selena Gomez!

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 13:28
Selena Gomez, The Weeknd

Dedektivët e mediave sociale nuk bëjnë pushime as në verë, dhe veçanërisht ata të cilët janë fansa të The Weeknd.

Të mërkurën në mëngjes, këngëtari publikoi ​​videon zyrtare të këngës së tij të fundit “Snowchild”, që deri më sot ka marrë mbi 3 milionë klikime në YouTube.

Menjëherë pasi u publikua videoja, disa fansa nuk mund të mos analizonin pamjet dhe ta lidhnin me ish-të dashurën e tij Selena Gomez.

Së pari, videoja muzikore u publikua në të njëjtën ditë me ditëlindjen e 28-të të Selenës dhe tolumbacet në video që shfaqen në 20 sekondat e para të bëjnë të mendosh se ia ka dedikuar asaj këngën.

Një përdorues në Twitter vuri në dukje se si shtëpia dhe shkallët mund të duken të njohura për këngëtaren e “Come and Get It” nga fotosesionet e mëparshme.

Dhe mbase një rastësi tjetër është fakti i thjeshtë që “Snowchild” u rendit në play listën e e Selenës “Cooking Together” në Spotify në prill.

Ndoshta videoklipi i ri muzikor është mënyra e The Weeknd për të uruar ish-të dashurën e tij për ditëlindje?

Epo, pse jo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat