“Oh, ajvar”- Dua ka një përgjigje epike kur pyetet për ushqimin e preferuar

Mediale Vip

“Oh, ajvar”- Dua ka një përgjigje epike kur pyetet për ushqimin e preferuar

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 17:13
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, përkundër faktit se po bën bujë në skenat ndërkombëtare, ajo asnjëherë nuk heziton të tregojë prejardhjen e saj.

Në një intervistë për emisionin Hot Ones, Duas i është dashur të provojë ushqime me sose të ndryshme me shije të djegëst.

Në pyetjen se cili është ushqimi më i preferuar i saj shqiptar, këngëtarja nuk ka hezituar të përmend një prodhim tradicional.

“Oh, ajvar” u përgjigj Lipa ndërsa tregoi procedurën e cila duhet ndjekur deri te produkti.

Përpos kësaj, ajo përmendi edhe disa ushqime të tjera, për të cilat kishte folur edhe në disa intervista paraprake.

Për një gjë të tillë kanë reaguar mediat serbe, duke proklamuar se ajvari është ushqim i tyre dhe jo i shqiptarëve.

Theksojmë se Dua është bërë krye-lajm në faqet rozë, pasi publikoi flamurin “Autokton”, e që ngjalli shumë polemika në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

?‼️ HOT ONES out now on @firstwefeast @youtube ?‼️

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat