Vdes ikona e televizionit amerikan me origjinë shqiptare

Mediale Vip

Vdes ikona e televizionit amerikan me origjinë shqiptare

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 09:36
Regis Philbin

Ka vdekur Regis Philbin.

Ka ndërruar jetë prezantuesi, aktori, këngëtari dhe ikona e televizionit amerikan, Regis Philbin, shkruajnë mediat e huaja.

Lajmin për vdekjen e legjendës amerikane me origjinë arbëreshe e ka dhënë familja e tij në një deklaratë për revistën People.

“Familja dhe miqtë janë gjithmonë mirënjohës për kohën që kaluam me të – për ngrohtësinë e tij, sensin legjendar të humorit dhe aftësinë për të kthyer çdo ditë në diçka që ia vlen të flasim. Ne i falënderojmë fansat e tij dhe admiruesit për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme gjatë karrierës së tij 60-vjeçare”, thanë ata në deklaratën e tyre.

Një burim thotë për TMZ se Regis vdiq të shtunën herët pasi pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij, në Connecticut – megjithëse, ne nuk e kemi konfirmuar atë me familjen në këtë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat