Ish-bashkëshorti i aktores Naya Rivera, thyen heshtjen pas vdekjes së saj

Mediale Vip

Ish-bashkëshorti i aktores Naya Rivera, thyen heshtjen pas vdekjes së saj

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 17:29
Naya Rivera dhe Ryan Dorsey

Naya Rivera u gjet e vdekur në liqenin Piru të Kalifornisë javë që lam pas.

Ish-bashkëshorti i aktores Naya Rivera, e cila u gjet e mbytur në liqenin Piru të Kalifornisë, pasi kishtë dalë shëtitje më djalin e saj Josey, ka thyer heshtjen përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë tronditi të gjithë opinionin publik. Ryan Dorsey tregoj se ai po përjetonte një makth dhe se nuk mund ta zinte gjumi natën nga kujtimet e shumta.

Sot ai publikoi një shkrim në Instagram me të cilin emocionoi të gjithë.

“Kjo është aq e padrejtë. Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur boshllëkun e mbetur në zemrat e të gjithëve. Unë nuk mund të besoj se kjo është jeta tani. Unë nuk e di nëse do ta besoj ndonjëherë. Ne ishim duke bërë not me Josey një ditë më përpara. Jeta nuk është e drejtë. Unë jam falenderues për kohën dhe rrugëtimin tonë së bashku, si dhe për djalin e ëmbël që dëshiruam gjithmonë. Më kujtohet kur ndonjëherë bezdiseshe nga unë “Ryan mund të ndalosh së bëri foto?” Haha. Jam i lumtur që s’ta vura veshin, sepse kam qindra, ndoshta mijëra momente që Josey do të ketë gjithmonë dhe do ta dijë që mamaja e tij e donte më shumë se jetën dhe sa shumë jemi kënaqur së bashku teksa ai rritej. Na mungon! Do të të duam gjithmonë!”, shkruan ish-bashkëshorti i aktores.

Ai gjithashtu falenderoi të gjithë fansat dhe njerëzit që i kishin ndenjur afër dhe në përfundim të postimit të tij tha se të gjithë njerëzit duhet që të lënë menjanë grindjet e tyre dhe se duhet të jetojnë në paqe me njëri-tjetrin sepse kurrë nuk i dihet se sa kohë kanë në këtë botë.

“Për të gjithë njerëzit që na dhanë ngushëllimet e tyre, dhe që nuk patëm mundësi që tu kthenim përgjigjje si dhe për ata që na qendruan pranë këto ditë shumë faleminderit për të gjithë mbështetjen tuaj pakushte. Në mbyllje të postimit dua të them të jeni të sjellshëm me veten tuaj dhe të tjerët, falni dhe kërkoni falje, mos mbani mëri me të tjerët edhe nëse nuk keni gjë për të thënë më mirë qendrini në heshtje sepse heshtja sjell qetësi. Në tokë koha është e çmuar, ju nuk e dini se sa kohe keni dhe se duhet që të qendroni të bashkuar me të dashurit tuaj”, shkruan Dorsey.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat