Dhunoi të dashurën, aktori i njohur ia mbath pas skandalit

Mediale Vip

Dhunoi të dashurën, aktori i njohur ia mbath pas skandalit

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 06:11
Ozan Guven dhe Deniz Bulutsuz

Aktori turk Ozan Guven ka qenë në vëmendje të mediave pas skandalit të ndodhur pak javë më parë. E dashura e tij Deniz Bulutsuz e denoncoi aktorin se e kishte dhunuar dhe publikoi fotot që e vërtetonin këtë.

Ozan nga ana tjetër deklaroi se ajo e kishte kërcënuar dhe publikoi gjithashtu fotot ku akuzonte të dashurën se e kishte dhunuar. Prokuroria ka kërkuar 13 vite burg për aktorin i cili ka luajtur në një nga serialet më të ndjekur “Sulejmani i madhërishëm”.

Ndërkohë mediat turke bëjnë të ditur se ai është larguar nga shtëpia. Paparacët kanë fotografuar shtëpinë e aktorit i cili ka mbyllur dyer e dritare, makinën e ka zënë pluhuri pasi nuk e ka përdorur për një kohë të gjatë dhe as motorrin e tij.

Sipas fqinjve të aktorit, as asistentët e tij nuk kanë shkuar më në shtëpinë e tij pas skandalit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat