Yjet e Hollywoodit Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Sarah Paulson, Holland Taylor festojnë së bashku ditëlindjen e 56-të të Sandra Bullock

Mediale Vip

Yjet e Hollywoodit Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Sarah Paulson, Holland Taylor festojnë së bashku ditëlindjen e 56-të të Sandra Bullock

Nga: B.F Më: 27 korrik 2020 Në ora: 18:32
Sandra Bullock

Miqësitë në Hollywood janë të vështira për tu krijuar pasi ka kaq shumë konkurrencë për role dhe aktoret udhëtojnë aq shpesh për krijimin e filmave.

 Por një klikë e famshme është formuar ndër vite dhe ato treguan fuqinë e tyre këtë fundjavë.

Jennifer Aniston, Lisa Kudrow Courteney Cox, Sarah Paulson dhe Holland Taylor u mblodhën të gjitha së bashku nē Los Angeles për t’i uruar ditëlindjen e 56-të të Sandra Bullock.

Të gjitha këto aktore së bashku kanë realizuar 200 filma dhe kanë fituar rreth 1 bilion dollar.

Aniston, 51 vjeç, ndau një foto në Story-in e saj në Instagram, ku shiheshin të gjitha së bashku në një ambient të jashtëm, dhe me rroba të thjeshta.

Ajo e përshkruajti këtë foto duke thënë: “Duke festuar me vajzën tonë ashtu siq duhet, duke e mbajtë distancën me shumë dashuri. Gëzuar ditëlindjen SANDY NE DUAM TY!!! ' tha Aniston në përshkrimin e saj.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat