“Break Down” nga Enca dhe Don Xhoni lansohet të mërkurën

Mediale Vip

“Break Down” nga Enca dhe Don Xhoni lansohet të mërkurën

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 20:32
Enca dhe Don Xhoni

Këngëtarja Enca Haxhia ka konfirmuar se kënga e re në bashkëpunim me reperin Don Xhoni do të publikohet këtë javë.

Lajmin e ka ndarë me fansat në Instagram, ndërsa ka publikuar një fotografi atraktive në bikini.

Imazhi në fjalë e shfaq artisten në formë të mrekullueshme e me stil flokësh të veçantë.

“Të mërkurën ora 17:00, Break Down ft Don Xhoni”, ka shkruar ajo.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

TE MERKURE ORA 17:00 - “BREAK DOWN” ft Don Xhoni ! @fashionnova @fashionnovacurve fashionnovapartner

A post shared by ENCA (@enca) on

Reagimet e ndjekësve kanë qenë të menjëhershme dhe siç shihet fansat mezi po presin për këtë prurje muzikore.

Ky është bashkëpunimi i parë i dyshes i cili besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku.

Reperi nga Kosova, Don Xhoni përndryshe u bë i njohur në karantinë pas pjesëmarrjes së tij në emisionin “Gjoni Black”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat