Elon Musk “fton në duel” Johnny Depp, pas zhurmave për lidhjen e fshehtë me ish-gruan

Mediale Vip

Elon Musk “fton në duel” Johnny Depp, pas zhurmave për lidhjen e fshehtë me ish-gruan

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 20:36
Elon Musk, Johnny Depp

Ylli i Hollywood Johnny Depp, duket se është ftuar në duel “në kafaz” nga sipërmarrësi milioner i kompanisë SpaceX, Elon Musk pas deklaratave në gjyq se Musk ka pasur një lidhje intime me ish-gruan e aktorit, Amber Heard.

Javës që shkoi në gjykatë u tha se Musk ka vizituar rregullisht Heard në shtëpinë ku ajo jetonte me Depp në Los Angeles, gjatë kohës kur aktori nuk ndodhej aty.

Musk mohon se ka fjetur me Heard prapa shpinës së Depp, ndërsa tani thotë me shaka se e sfidon yllin e kinemasë në një “luftim në kafaz”, pasi në gjyq u tha gjithashtu se Depp kishte kërcënuar se do të priste organin mashkullor të Musk.

Ky i fundit tha se marrdhënia e tij me Heard kishte nisur pasi ajo kërkoi divorcin.

49 vjeçari Musk, tha për New York Times: “Sigurisht që nuk kisha një lidhje intime me Amber kur ajo ishte e martuar me Johnny-n, kjo është totalisht e rreme.”

Ndërsa kur u pyet për deklaratat në gjyq se kishte pasur nje episod seksi treshe me 34 vjecaren Heard, dhe modelen 27 vjeçare Cara Delevingne, në shtëpinë e Depp, Musk tha: “Ne nuk e kemi bërë treshe, ju e dini.

“Besoj se njerëzit mendojnë se disa gjëra janë më të pista nga sa janë në realitet. Unë shpresoj që ai të rekuperohet nga kjo situatë por nëse Johnny dëshiron një duel në kafaz, më njoftoni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat