Dua Lipa së shpejti me një bashkëpunim me idolët e saj Madonna dhe Missy Elliott

Mediale Vip

Dua Lipa së shpejti me një bashkëpunim me idolët e saj Madonna dhe Missy Elliott

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 21:18
Dua Lipa, Madonna dhe Missy Elliott

Një ëndër e bërë realitet për Dua Lipën.

Gjersa gjithë Ballkani po flet për apelin e Dua Lipës ndaj “Apple” për korrigjimin e kufijve të Kosovës, këngëtarja po realizon edhe një ëndërr.

Ajo para pak minutave me postimin e ndarë në Instagram, bëri të ditur se do të sjellë një bashkëpunim me idolët e saj Madonna dhe Missy Elliott.

Kënga ‘Levitating’ e publikuar muaj më parë nga shqiptarja, do të ripërpunohet nga Madonna dhe pjesë e projektit që do lansohet me 14 gusht do jetë edhe Missy Elliot. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat