E pyesin rreth operacioneve plastike, Ronela: Të pasmet dua t’i…

Mediale Vip

E pyesin rreth operacioneve plastike, Ronela: Të pasmet dua t’i…

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 13:47
Ronela Hajati

Ronela Hajati ka treguar publikisht nësa ka ndërhyrje në trup.

Ronela Hajati i është përgjigjur së fundi pyetjeve të ndjekësve, të cilët donin të dinin më shumë rreth saj.

Këngëtarja, zbuloi se do të bashkëpunojë me Jay Santos, i cili ditë më parë konfirmoi duetin me Luana Vjollcën.

Po ashtu, ajo foli edhe për ndërhyrjet estetike, duke treguar se a ka bërë ndonjë në trup dhe tregoi një detaj.

“Ke bërë ndonjë ndërhyrje estetike? Të pasmet e tua duken shumë seksi”, i ka shkruar një ndjekës Ronelës.

“S’kam asgjë kundër, madje e di që kur të më vijë koha do ngelem spitaleve… duke pasur sy dhe hundë pak fare të madhe. Po të kisha dhe buzë do ngjaja si dreq… sa për vithe besomë që dua t’i zhduk”,  u përgjigj ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat