“Me sa para të kanë shpërbly me thënë se je me virus?”, Adelina Thaçi i kthehet ndjekëses

Mediale Vip

“Me sa para të kanë shpërbly me thënë se je me virus?”, Adelina Thaçi i kthehet ndjekëses

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 15:52
Adelina Thaçi

Adelina Thaçi i reagoi ndjekëses, e cila e pyeti se sa e paguan të thotë se është infektuar me koronavirus.

Adelina Thaçi më 8 korrik ka njoftuar se ka rezultuar pozitive në tekstin për koronavirus.

Ajo kishte thënë se edhe pse kishte tentuar gjithnjë të mbrohet ishte infektuar, andaj bëri thirrje që të tregojnë të gjithë kujdes.

Në Instagram, këngëtarja ka pranuar një mesazh nga një ndjekëse, e cila i shkruan “Me sa pare tek an shperbly qe ke pranu me thon se me  ka prek virusi”.

Ndërsa, Adelina i reagoi ashpër publikisht, duke shkruar “Shihni injorantet/a Qe s’kane besim ne virus, e as ne zot, jane po keta njerez qe e shperndajn virusin, edhe shihni qfare shkrujn. Me duhet me thane Qe nese gjitheqka per ju eshte ana financiare, une se kam pas e as se kam ate problem!”.

Kurse, në përgjigjen direkte asaj i shkroi “Uroj mos me e provu askush ne familjen tonde. Injorante/e si ti ka sa te duash. Ju qe vertet jeni te smut mbas anes financiare s’keni zot…”. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat