Nëse babai i Dua Lipës do të kishte pushtet, ja çfarë do të ndryshonte në Kosovë dhe Shqipëri

Mediale Vip

Nëse babai i Dua Lipës do të kishte pushtet, ja çfarë do të ndryshonte në Kosovë dhe Shqipëri

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 07:04
Dukagjin dhe Dua Lipa

“Nëse do ishe kthyer në Kosovë për të jetuar, dhe do kishe një post të rëndësishëm, për shembull ‘Presidenti Lipa’, çfarë do i kishe ndryshuar në Kosovë dhe në Shqipëri?!”

Kjo ishte pyetja e papritur që gazetari i njohur Adi Krasta i bëri Dukagjin Lipës, të ftuarit të tij të veçantë në lidhje direkte nga Londra për “A Show”  në SYRI TV.  

“Një pyetje shumë e papritur, u shpre Dukagjin Lipa, i zënë disi në befasi. Si Shqipëria edhe Kosova kanë një rini të hatashme, shumë energjike. Institucionet duhet t’u mundësojnë të rinjve të ecin përpara në fushën, ku ata shkëlqejnë. Shqipërinë e njoh pak se si nfunksionojnë institucionet, edhe pse atje kam shumë miq, por në Kosovë gjërat po ecin në rrugë të mbarë. Unë do të kisha udhëruar lirimi i posteve qeveritare prej klasës së vjetër dhe ofrimi i tyre për të rinjtë shqiptarë”, - deklaroi Dukagjin Lipa në përgjigjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat