Arriti 1 milion ndjekës në Instagram, Alketa Vejsiu dhuron këtë veturë

Mediale Vip

Arriti 1 milion ndjekës në Instagram, Alketa Vejsiu dhuron këtë veturë

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 15:05
Alketa Vejsiu

Një fatlum mund ta fitojë dhuratë veturën që po e dhuron Alketa Vejsiu.

Alketa Vejsiu para pak ditësh ka arritur shifrën prej 1 milion ndjekësish në rrjetin social Instagram.

Me këtë rast, ajo tha se do të bëjë një dhuratë për fansat, ndërsa sot zbuloi se ajo është një veturë luksoze “Ford Fiesta”.

Përmes postimit të fundit, moderatorja bëri të ditur se cilat kushte duhet t’i plotësojnë ndjekësit, që të mund të jenë pretendent për ta fituar atë veturë.

Këtë dhuratë, ajo po e jep jo vetëm për numrin e ndjekësve që e arriti, por edhe për 20 vite punë në ekran.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat