Selena Gomez kthehet në rrjete sociale, shpjegon arsyen e mungesës

Mediale Vip

Selena Gomez kthehet në rrjete sociale, shpjegon arsyen e mungesës

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 23:11
Selena Gomez

Përmes një videoje të përzemërt, Selena Gomez tregon përse mungoi për një kohë në rrjete sociale.

Pasi bëri një ndërprerje të shkurtër për një javë në rrjete sociale pas ditëlindjes së 28-të, javën e kaluar, Selena Gomez u rikthye në Instagram me një mesazh të përzemërt për fansat, shkruan DailyMail.

Aktorja publikoi videon të mërkuren mbrëma, duke shkruar “Një mesazh nga unë” dhe një emoji me zemër.

Ylli i “Spring Breakers” foli në video me fansat, ndërsa kishte veshur një bluzë gri, duke thënë se gjëra emocionuese po vijnë.

“Hey! Doja të ndaja ca kohë për të dhënë një mesazh të shpejtë për ju njerëz sepse nuk kam postuar aq shumë, ‘filloi ajo.

“Unë thjesht kam dashur t’ju njoftoj se ju dua njerëz dhe më mungon dhe ka kaq shumë gjëra interesante që nuk mund të pres që t’i ndaj me të gjithë ju,” vazhdoi ajo.

“Unë thjesht mendoj në fillim të këtij viti, me gjithçka që po ndodh, u djeva pak jo rehat të postoj gjëra që mund të jenë pak thjesht … të gëzueshme ose festive, ishte vërtet e vështirë për mua,” shtoi Selena.

“Kam marrë kohën për të mësuar, të mësoj vërtet për atë që po ndodh dhe unë vazhdoj ta bëj atë përparësinë time,” tha aktorja.

“Por, vetëm duke ju bërë të ditur se unë do të jem pak më shumë e përfshirë dhe unë thjesht po ju dërgoj shumë dashuri dhe do t’ju tregoj disa më shumë nga gjërat e mia personale dhe ato që kam bërë. Por, faleminderit që jeni këtu dhe faleminderit që më përkrahni gjithmonë dhe do të flas së shpejti,” përfundoi Gomez.

Postimi i fundit i Gomez ishte një ditë pas ditëlindjes së 28-të javën e kaluar, ku ajo mori të gjitha mesazhet nga fansat e saj. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat