Tuna e pranon “sfidën”: Për të gjitha femrat e forta

Mediale Vip

Tuna e pranon “sfidën”: Për të gjitha femrat e forta

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 07:08
Tuna

Këngëtarja Tuna i është bashkuar “sfidës” që rrjeteve sociale  e cila ka për qëllim përkrahjen e femrave për njëra-tjetrën.

Me një imazh të publikuar pa ngjyra, femra nga mbarë bota që nga ato më të famshmet e deri tek femrat e thjeshta kanë “pushtuar” rrjetet sociale për të treguar mbështetjen e gjinisë femërore.

Edhe artistja e njohur, Tuna së fundi ndau me adhuruesit një postim ku shihej e veshur e tëra në të zeza.

“E pranoj sfidën. Për të gjitha femrat e forta, e, sidomos, për të gjitha ato që janë te detyruara të mos ngrenë zërin. Edhe pëshpërima juaj dëgjohet. #womensupportingwomen”, ka shkruar Tuna në mbishkrim të postimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat