Merr flakë në ecje makina me të cilën udhëtonin Ermal Mamaqi, Inva Mula dhe personazhe të tjera!

Mediale Vip

Merr flakë në ecje makina me të cilën udhëtonin Ermal Mamaqi, Inva Mula dhe personazhe të tjera!

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 11:02
Mirela Sula

Një aksident që mund të kishte përfunduar me pasoja fatale ka ndodhur ditën e sotme, ku janë përfshirë disa personazhe të njohura shqiptare, të fushës së artit dhe jo vetëm, si Ermal Mamaqi, Inva Mula, Hetem Ramadani, Mirela Sula etj.

Mini-busi me të cilin ata po udhëtonin drejt Tropojës ka shpërthyer në flakë rrugës dhe pamjet e publikuara nga Mirela në Instastory janë vërtetë të frikshme.

“Kjo është makina me të cilin ne ishim nisur për të shkuar në Tropojë dhe Zoti donte që në te shpëtonim, të jemi gjallë. Ermal falë teje jemi gjallë. Imagjino të ishim akoma aty brenda çfarë do ndodhte, ne duhet të jetojmë akoma. Po mos të kishim qenë rob zoti s’do shpëtonim, falë energjisë së mirë. Ua iku furgoni, u zhduk fare. Inva na shpëtoi jetën sot. Ajo na tha të dilnim nga furgoni. Falë teje jemi gjallë. Duhet të ndalojmë zjarrin, se mund të shpërndahet zjarri.”, shprehet ajo.

Fatmirësisht, ata kanë dalë nga makina, ndërsa falenderojnë sopranon Inva Mula që i ka nxitur të dalin pak para se ajo të shpërthente në flakë.

Përveç tronditjes, të gjithë gëzojnë shëndet të plotë dhe kanë mbërritur shëndoshë e mirë në destinacion, ku tashmë po qetësohen.

Sakaq, ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje, por priten detaje në vijim, teksa në vendngjarje nuk ka mbërritur asnjë zjarrfikëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat