Përfshihet nga flakët vetura e Ermal Mamaqit, publikohen pamjet

Mediale Vip

Përfshihet nga flakët vetura e Ermal Mamaqit, publikohen pamjet

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 11:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ishin nisur për t’u argëtuar dhe për të kaluar kohë të bukur mes miqsh, por udhëtimi për pak sa nuk u kthye në një tragjedi.

Ngjarja e frikshme i ka ndodhur shkrimtares Mirela Sula, Ermal Mamaqit dhe disa të tjerëve të cilit ishin nisur në një udhëtim drejt Tropojës.

Sula ka postuar një video në profilin e saj në “Instagram”, ku tregon se si furgoni me të cilin ata po udhëtonin ka marrë flakë në mes të rrugës. Fatmirësisht ata kishin arritur të dilnin në kohë nga mjeti.

“Kjo është makina me të cilin ne ishim nisur për të shkuar në Tropojë dhe Zoti donte që në te shpëtonim, të jemi gjallë”, tregon ajo, ndërsa duket edhe automjeti në flakë më tej rrugës.

“Ermal falë teje jemi gjallë. Imagjino të ishim akoma aty brenda çfarë do ndodhte, ne duhet të jetojmë akoma. Po mos të kishim qenë rob zoti s’do shpëtonim, falë energjisë së mirë”, thotë ajo më tej ndërsa u drejtohet miqve të saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat