‘Mretëresha’ rikthehet në Instagram, Selena Gomez shpjegon arsyet e mungesës së gjatë

Mediale Vip

‘Mretëresha’ rikthehet në Instagram, Selena Gomez shpjegon arsyet e mungesës së gjatë

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 15:24
Selena Gomez

Edhe pse ishte në krye të fronit, Selena Gomez vendosi të heqë dorë nga platforma dixhitale për një kohë të gjatë. Por është rikthyer.

Këngëtarja 28-vjeçare ka publikuar një video ku shpjegon arsyet e largimit nga platforma dixhitale.

“Me gjërat që ndodhën në fillim të këtij viti, nuk e ndjeja të postoja gjëra të gëzueshme. Ishte shumë e vështirë për mua dhe po gjej kohën të mësoj vërtet çfarë po ndodh dhe ta bëj këtë gjë prioritetin tim” – thotë Selena ndër të tjera.

“Por dua t’ju them se do të angazhohem më shumë, do t’ju jap më shumë dashuri e do t’ju tregoj më shumë nga jeta ime personale dhe se çfarë kam bërë gjatë kësaj kohe. Faleminderit që jeni këtu për mua, faleminderit që më mbështetni gjithmonë”,- shton Selena.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat