Zaimina Vasjari me projekt muzikor, pas katër vitesh pauzë

Mediale Vip

Zaimina Vasjari me projekt muzikor, pas katër vitesh pauzë

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 17:42
Zaimina Vasjari

Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, kohë të parë ka qenë më e dëgjuara në estradën shqiptare.

Por, pas një kohe ajo vendosi të shkëputej nga muzika, ndërsa tani ka bërë katër vite pa ndonjë prurje të re muzikore.

Përkundër kësaj, bukuroshja shqiptare nuk ka kursyer pozat atraktive në rrjete sociale, e që komentohen në masë të madhe.

Sidoqoftë, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Zaimina, përmes një imazhi atraktiv ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë projektin e ri.

“Më mungonte kjo, pas katër vishesh, së shpejti kënga e re”, ja shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Në po të njëjtin postim ajo shfaqet tejet tërheqëse, e veshur me një fustan të verdhë, teksa theksonte linjat e formësuara trupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat