„Baby not tonight“! Dafina publikon singlin e ri veror përfshirë dhe videoklipin

Mediale Vip

„Baby not tonight“! Dafina publikon singlin e ri veror përfshirë dhe videoklipin

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 20:56
Dafina

Me singlin e saj të ri "Baby not tonight" dhe një Sound - Funky-Pop-Modern, Dafina është rikthyer në kohën e duhur verore, pra këtë të premte!

Këngëtarja dhe këngëshkruesja e re i ka kaluar një vjet e gjysëm në Studio për të përgatitur dhe zgjeruar spektrin e saj muzikor.

“Baby not tonight” është singli i dytë për këtë vit dhe nënvizon shumëanshmërinë e këngëtares së re.

Image

Një track e cila gjatë verës do të sjell disponim të mirë, e cila e thekson edhe një herë zërin e saj dallues.

"Baby not tonight" është një këngë me ngjyra të larmishme, e gjallë dhe e përkryer si këngë verore.

Kënga impulsive u frymëzua nga vitet e ’70-ta dhe ’80-tat, dhe që nga ritmi i parë të fton që të vallëzoni.

Videoklipi për këngën do të dalë premierë ditën e Premte, 31 korrik 2020!

Image

Me singlin e saj debutiv “Shot Calling” më vitin 2017 Dafina zuri vendin e tretë në MTV Swiss Videocharts, në vitin 2019 përfundoi me sukses studimet e saj në arkitektur dhe momentalisht punon në albumin e saj të parë që u publikua më 2020.

Këngëtarja e talentuar, me rrënjët e saj gjermano-nigeriane-kosovare ka një sfond të plotë ndërkombëtare, me zërin e saj të thellë dhe të ashpër po përgatitet që të kyçet në sukseset e top teneve të kaluara. Babgjyshi i Dafinës, i cili ka qenë një mbret i dashur i një fisit në Afrikë, ia ka dorëzuar përfundimisht tronin muzikor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat