Certifikata e vdekjes së Naya Rivera zbulon se ajo u mbyt ‘për disa minuta’

Mediale Vip

Certifikata e vdekjes së Naya Rivera zbulon se ajo u mbyt ‘për disa minuta’

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 22:18
Naya Rivera

Dokumenti konfirmon gjithashtu se vdekja e saj ishte aksidentale.

Detaje rreth aksidentit fatal të aktores 33-vjeçare u shfaqën të enjten, tre javë pas vdekjes së saj tragjike në Liqenin Piru jashtë Los Angeles, shkruan DailyMail.

Certifikata zbuloi gjithashtu se ylli i Glee u varros të Premten e kaluar në varrezat e famshme të Parkut Memorial të Forest Lawn në Hollywood Hills.

Certifikata e vdekjes së Naya konfirmon disa fakte në lidhje me rastin.

Shkaku i vdekjes është renditur zyrtarisht si një ‘mbytje’ e cila ndodhi në Liqenin Piru, ku trupi i saj u gjet më 13-tin ë këtij muaji. Dokumenti gjithashtu thotë se nëna e një djali vdiq ‘brenda disa minutash’.

Më tej thuhet se ishte kryer një autopsi e cila përcaktoi se vdekja ishte aksidentale, pa shkaqe ose sëmundje themelore. Asnjë ilaç ose alkool nuk ishte i pranishëm në sistemin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat