Ledri krah emrit të “Babastars”! A po thyhet “akulli”?!

Mediale Vip

Ledri krah emrit të “Babastars”! A po thyhet “akulli”?!

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 00:52
Ledri Vula

Shumë vite të karrierës ai i kaloi në “Babastars” deri në 2012-tën kur ndau rrugët përfundimisht.

Ledri Vula më pas nuk mbeti mik me ish-miqtë e tij të vjetër por me kohën gjërat duket se po ndryshojnë.

Ai është parë i afërt me një prej njerëzve kryesore në atë që ka mbetur sot “Babastars”, menaxherin Dekorim Sahiti.

Ditën e djeshme Ledri ka marrë pjesë në hapjen e një prej lokaleve të reja të menaxherit Sahiti ku dy djemtë duken në humor shumë të mirë krah njëri-tjetrit.

Se a do jetë e largët dita kur do e shohim sërish Ledrin krah Getit apo emrave të tjerë, kjo mbetet të shihet por nostalgjia e asaj kohe është ende në ajër. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat