Gjira thumbon kolegët e saj për klikime

Mediale Vip

Gjira thumbon kolegët e saj për klikime

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 19:15
Gjira

Reperja e njohur kosovare, Gjira Kajtazi përmes një fotografie në Instagram ka thumbuar kolegët e saj.

Së fundi, Gjira ka postuar një fotografi në Instagram, duke i ka krahasuar kolegët me rastin e Beyonces, e cila me këngën e re mori vetëm 4 milionë klikime për një ditë.

“Ylli botëror, qysh moj Beyonce veç 4 millionë për një dit? Hajde në Kosovë se këtu dhezë”, ka shkruar ajo. 

Çështja e klikimeve të artistëve në Kosovë është diskutuar shumë, ngase shifrat e larta që ata marrin në një këngë brenda një dite mund të jenë të rreme.

Madje, shumë prej këngëtarëve akuzohen haptas se po vjedhin klikime.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat