Adele mezi njihet pas transformimit dhe stilit të ri të flokëve

Mediale Vip

Adele mezi njihet pas transformimit dhe stilit të ri të flokëve

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 23:00
Adele

Këngëtarja e njohur, Adele, kohëve të fundit i është nënshtruar një sfide mjaft të rëndë, por që ia doli mbanë.

Për një kohë të gjatë, ajo ka qenë duke u stërvitur për të humbur peshë, pasi sipas saj kishte kilogram të tepërt, shkruan Mirror.

Por, pas transformimit ajo mezi njihet, ndërsa tani ajo ka vendosur edhe të ndryshojë stilin e flokëve.

Në një postim në rrjetin social Instagram, 32-vjeçarja është shfaqur mahnitëse ndërsa pozonte para një pikture ku qëndronte Beyonce.

“Faleminderit mbretëreshë që na bën të ndihemi kaq të dashuruar përmes artit tënd”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Megjithatë, një transformim të tillë nuk e kanë pritur mirë fansat e saj, derisa ka pasur komente të tilla që shkruanin se ajo nuk është Adele më.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Thank you Queen for always making us all feel so loved through your art ♥️♥️

A post shared by Adele (@adele) on

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat