Me bikini të zeza, Keisi Medini shfaqet atraktive nga pushimet

Mediale Vip

Me bikini të zeza, Keisi Medini shfaqet atraktive nga pushimet

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 18:18
Keisi Medini

Sezoni i verës e ka shtuar numrin e bukurosheve të skenës që pozojnë në mënyrë atraktive në fotografitë që i publikojnë në profilet e tyre.

Keisi Medini është aktive në rrjetet sociale, ku publikon imazhe që vënë në plan të parë figurën e saj trupore.

Gjatë fundjavës, ajo ka sjellë një pozë me bikini të zeza teksa qëndron ulur dhe mahnit me dukjen e saj.

“E humbur në çast”, ka shkruar biondja në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.

Keisi Medini është vajza e këngëtarit të popullarizuar shqiptar, Sabiani, ndërsa edhe ajo ka hyrë në industrinë e muzikës dhe deri më tani i ka publikuar disa këngë që janë pëlqyer nga fansat e muzikës së saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat