“Nuk shkoj me këndu në dasma pa 10 mijë euro”, Dani flet për lajmet e fundit

Mediale Vip

“Nuk shkoj me këndu në dasma pa 10 mijë euro”, Dani flet për lajmet e fundit

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 17:30
Dani

Këngëtari i mirënjohur shqiptar ka për të thënë diçka pas artikujve të fundit të portaleve.

Ditë më parë në disa media po qarkullonin disa artikuj ku citohej Dani të ketë thënë “Nuk shkoj në dasma pa 10 mijë  euro”, e këngëtari ka dhënë një sqarim për këtë.

Këngëtari e ka mohuar të ketë thënë një gjë të tillë, dhe përmes një postimi në Facebook fton organet e drejtësisë të merren me njerëz që botojnë artikuj të tillë.

“Me keqardhje për publikun dhe fansat! Nuk e njohë këtë Portal! Nuk kam dhënë askund një intervistë tëtillë e as të përafërt! Cka është MJAFT është MJAFT! Ftojë publikisht Policinë dhe Hetuesinë të merren me këtë Media dhe këso njerëzish”, thuhej në postimin e Ramadan Krasniqit. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat