Genci viziton malet e Koshares: Për rreth 70 ditë, UÇK në këtë vend shkroi një prej historive më të lavdishme të saj

Mediale Vip

Genci viziton malet e Koshares: Për rreth 70 ditë, UÇK në këtë vend shkroi një prej historive më të lavdishme të saj

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 17:40
Genc Prelvukaj

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Genc Prelvukaj, në këto ditë të nxehta vere po vazhdon vizitat nëpër vende të ndryshme në trojet shqiptare.

Së fundmi ai ka qenë te malet e Koshares, ndërsa theksoi që nëse keni nevojë për një rrëfim që të shkundë eshtrat nga vendi, atëherë merrni frymë dhe ngjituni këtyre maleve.

I njëjti shton se në këtë vend për rreth 70 ditë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës shkroi një prej historive më të lavdishme të saj.

Postimi i plotë i Gencit pa ndërhyrje:

“Nese nje dite, keni nevoje per nje rrefim qe te shkunde eshtrat nga vendi, atehere merrni fryme dhe ngjituni ketyre maleve. Kur te jeni atje, ju do te shifni 114 burra nen dhe, qe flasin me shume se te gjithe te gjallet sot. Ta thyejne zemren por edhe mbjellin force ne ty. Ata nuk plaken kurre edhe pse jetojne.

Nga aty, e tere Kosova shihet ne pellembe te dores. Duket sikur e ruajne. Te duket sikur secili prej tyre, mund te ngrihet nga varri ne rast qe atdheu vihet ne rrezik serish. Sepse ishin burra te atij soji.

Kjo eshte toka e Koshares. Vendi ku per rreth 70 dite, Ushtria Clirimtare e Kosoves shkroi me pende te zeze dhe ngjyre te kuqe, nje prej historive me te lavdishme te saj. Beteje qe shembi kufinjte dhe bashkoi nje popull. Ku rane e mbijetuan, shqiptare te cdo krahine pa dallim.

Heronjte e betejes se Koshares treguan qe bjeshket tona jane vertete te nemura per secilin te huaj te paftuar qe synon te sundoje mbi to. Treguan sa te thella jane rrenjet e dashurise se shqiptareve per lirine.

Secili qe rron sot e do te rroje neser, duhet ta vizitoje. Eshte Kosharja e bukur e Kosoves. Nje nder vendet ku edhe malet perulen para 114 heronjeve te rene, dhe njemije tjereve qe jetuan me pas, per luften qe e bene”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Nese nje dite, keni nevoje per nje rrefim qe te shkunde eshtrat nga vendi, atehere merrni fryme dhe ngjituni ketyre maleve. Kur te jeni atje, ju do te shifni 114 burra nen dhe, qe flasin me shume se te gjithe te gjallet sot. Ta thyejne zemren por edhe mbjellin force ne ty. Ata nuk plaken kurre edhe pse jetojne. Nga aty, e tere Kosova shihet ne pellembe te dores. Duket sikur e ruajne. Te duket sikur secili prej tyre, mund te ngrihet nga varri ne rast qe atdheu vihet ne rrezik serish. Sepse ishin burra te atij soji. Kjo eshte toka e Koshares. Vendi ku per rreth 70 dite, Ushtria Clirimtare e Kosoves shkroi me pende te zeze dhe ngjyre te kuqe, nje prej historive me te lavdishme te saj. Beteje qe shembi kufinjte dhe bashkoi nje popull. Ku rane e mbijetuan, shqiptare te cdo krahine pa dallim. Heronjte e betejes se Koshares treguan qe bjeshket tona jane vertete te nemura per secilin te huaj te paftuar qe synon te sundoje mbi to. Treguan sa te thella jane rrenjet e dashurise se shqiptareve per lirine. Secili qe rron sot e do te rroje neser, duhet ta vizitoje. Eshte Kosharja e bukur e Kosoves. Nje nder vendet ku edhe malet perulen para 114 heronjeve te rene, dhe njemije tjereve qe jetuan me pas, per luften qe e bene.

A post shared by Genc Prelvukaj (@gencprelvukaj) on

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat