G4shi njofton se albumi i tij i ri lansohet brenda katër ditëve

Mediale Vip

G4shi njofton se albumi i tij i ri lansohet brenda katër ditëve

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 18:41
G4shi

Reperi shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, G4shi, njofton fansat se po vjen me albumin e katërt me radhë pas “Gashi”, “STAIRS” dhe “Ask Bout Me”.

Ai përmes një postimi të ndarë në llogarinë personale, Instagram, tregon se albumi i tij lansohet brenda katër ditëve.

Më tej, i njëjti thekson se në të është e përfshirë një këngë për të ëmën e tij dhe një bashkëpunim me artistin e saj të preferuar, Sting.

“Albumi im lansohet edhe katër ditë, ka një këngë në album që unë e shkrova për nënën time, dhe unë mora një nga artistët e saj të preferuar dhe timin, vetë legjendën Sting. Jam shumë krenar me të dhe shpresoj që të gjithë ta shijoni”.

“Albumi 1984 ishte diçka që krijova për familjen time të ardhshme … për trashëgiminë time … për vetë të ardhmen time, një shqiptar me të vërtetë e bëri një këngë me Sting”, ka shkruar ai mes tjerash.

Sting, emri i vërtetë i të cilit është Gordon Matthew Thomas Sumner CBE, është një prej muzikantëve e aktorëve më të suksesshëm anglez.

Ndërkaq, reperi me prejardhje shqiptare vetëm ditë më parë solli një nga këngët e albumit të ri të titulluar “Lies”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat