Genta Ismajli surprizohet nga i dashuri i saj turk, Huseyin Usta gjatë pushimeve në Kroaci

Mediale Vip

Genta Ismajli surprizohet nga i dashuri i saj turk, Huseyin Usta gjatë pushimeve në Kroaci

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 21:54
Huseyin Usta dhe Genta Ismajli

Këngëtarja Genta Ismajli dhe i dashuri i saj, Huseyin Usta, duket se kanë nisur pushimet në Dubrovnik të Kroacisë.

Artistja, e cila numëron ndjekës të shumtë në rrjetet sociale, përmes disa postimeve që ka ndarë në InstaStory u ka treguar fansave se është duke kaluar një kohë të mirë.

Me të hyrë në dhomë, bukuroshja nga Gjilani shihet se është surprizuar nga partneri turk, me një dekorim të veçantë në dhomë, drita e trëndafila.

Pamjet ka vendosur t’i ndajë me fansat e saj, e cila njëherësh e ka falënderuar Ustan për befasinë që i bëri.

“Faleminderit dashuria ime”, ka qenë përshkrimi krahas atyre postimeve.

Se biznesmeni turk ka një dashuri të madhe ndaj këngëtares shqiptare këtë e dëshmoi ditë më parë, pasi e përjetësoi emrin e saj në krahë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat