Shtëpia e Kendall Jenner është totalisht ndryshe nga ç’mund ta kishim imagjinuar

Mediale Vip

Shtëpia e Kendall Jenner është totalisht ndryshe nga ç’mund ta kishim imagjinuar

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 06:18
Kendall Jenner

“Architectural Digest” ka hyrë në shtëpinë e Kendall Jenner për të mësuar më shumë për anën private të modeles 24-vjeçare dhe shijen e saj të hollë. Nëse jeta e Kendall është shumë kaotike, në lëvizje dhe aspak e qetë, shtëpia e saj është krejt e kundërta. Ajo ka rrëfyer për AD se dëshiron që shtëpia e saj t’i falë qetësi dhe paqe, në ndryshim nga jeta jashtë mureve të asaj shtëpie.

Ekipi i dizajnit të shtëpisë së Kendall Jenner nuk dinin fare ç’të prisnin nga klientja e tyre 24-vjeçare. Sipas tyre, shija e saj ishte befasuese, në stil bohem dhe më argëtuese se pjesa tjetër e familjes së saj.

“Më pëlqen një shtëpi që ka karakter. Kur hyra në këtë vend, unë menjëherë u tërhoqa nga stili spanjoll i një shtëpie në fermë. Jeta ime përfshin shumë kaos, udhëtim dhe energji të madhe, kështu që unë doja një shtëpi ku të ndihem e qetë, një vend ku thjesht mund të veçohem dhe të qetësohem", -shprehet Kendall.

Jenner bëri disa ndryshime strukturore në arkitekturën ekzistuese. Në sallën e ndenjes janë përdorur materiale të ngrohta, organike, tone të tokës dhe mobilje jashtëzakonisht të rehatshme. Një oxhak fund të dhomës ia shton ngrohtësinë ambientit. Dy divanë të gjerë me disa jastëkë të rehatshëm, ofrojnë hapësirë ​​të bollshme për të mirëpritur miqtë dhe familjen.

"Unë nuk jam një person që pëlqen shumë festat. Nuk organizoj shpesh festa këtu. Më pëlqen të ndez muzikën, të ndez oxhakun dhe qirinjtë dhe të shikoj lojëra të NBA-së me miqtë e mi’, -thotë modelja, e cila vazhdon:

“Kjo shtëpi më ka nxitur të kaloj më shumë kohë në kuzhinë. Unë jam gjithmonë duke u përpjekur të përmirësohem në kuzhinë. Në këtë pikë, unë jam një kuzhiniere mjaft e mirë. Unë dhe Kylie ishim me fat që patëm udhëzime nga motrat tona më të mëdha dhe nga nëna jonë.”

Kendall ka edhe një koleksion të artit bashkëkohor që përfshin vepra nga Barbara Kruger, Richard Prince, Raymond Pettibon dhe Sterling Ruby.

"Jam vërtet krenare për atë që kemi arritur këtu. Kjo është shtëpia e parë që kam bërë plotësisht vetë dhe mendoj se është një reflektim i vërtetë i asaj që jam dhe çfarë më pëlqen. Në fund të fundit, unë jam akoma një vajzë e re në Los Angeles, duke u përpjekur të argëtohem”, -shprehet Kendall.

Epo, mendojmë se pamjet e shtëpisë s’kanë më shumë nevojë për fjalë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat