Surprizë e dështuar! Futbollisti i njohur, në depresion pasi kapi bashkëshorten duke e tradhtuar

Mediale Vip

Surprizë e dështuar! Futbollisti i njohur, në depresion pasi kapi bashkëshorten duke e tradhtuar

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 06:24
Josip Ilicic

Futbollisti slloven i Atalantas, Josip Ilicic është zemërthyer, po përballet me depresionin dhe po mendon të tërhiqet nga futbolli. Të paktën kështu bëjnë me dije mediat italiane, sipas të cilave ai udhëtoi drejt Sllovenisë për të befasuar gruan e tij, Tina Polovina-n, por u përball me një ngjarje tronditëse. Ai e kapi partneren në shtëpinë e tyre, duke e tradhtuar me një burrë tjetër. Kjo ngjarje ka ndikuar shumë në shëndetin mendor të futobollistit, i cili sipas raportimeve po përballet me depresionin.

Josip Ilicic, 32 vjeç, mori leje për t’u larguar nga kampi i stërvitjes së klubit italian për arsye personale, por thuhet se po mendon të heqë dorë nga futbolli.

Ilicic ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar 21 gola në 34 ndeshje, përfshirë pesë gola në Ligën e Kampionëve. Prandaj për Atalantan është një humbje e madhe nëse Ilicic vendos të heqë dorë.

Ngjarja në jetën personale duket se e ka tronditur shumë futbollistin, i cili është njohur me gruan e tij Tina Polovina në vitin 2009 dhe brenda një kohe të shkurtër u martuan. Ata kanë dy vajza Sofia dhe Victoria. Thuhet se simboli i "zemrës së vogël" që sulmuesi bën pas çdo goli, është një dedikim për gruan e tij, Tina.

Ndërkohë që Instagrami i tij është mbushur me ofendime për Polovina-n, ai ka reaguar papritur me një postim në Instagram Stories, ku ka publikuar një foto me bashkëshorten, duke dashur t’u japë fund lajmeve që kanë pushtuar mediat këto kohë. Nuk dihet nëse ai e ka falur nënën e fëmijëve të tij... Si qëndron e vërteta, mbetet për t’u parë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat